02 Nëntor 2024

MFT ndanë 500 mijë euro për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Prishtinë, 29 prill - Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) ndanë 500 mijë euro për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Ministria e Financave dhe Transfereve në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj ndihme ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, me prejardhje nga Kapiti – Medvegjë.

Kjo shumë është ndarë për arsye se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin që ka për popullatën shqiptare e cila jeton në këto treva.

Në këtë frymë, Qeveria është treguar e gatshme t’iu dalë në ndihmë këtyre komunave me shumat përkatëse si më poshtë: Për komunën e Preshevës - dyqind mijë euro; Për komunën e Bujanocit - dyqind mijë euro dhe Për komunën e Medvegjës - njëqind mijë euro.

Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se me datën 27 prill, Thesari i Kosovës ka realizuar pagesat, përkatësisht donacionet, për të tri komunat.

Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)