02 Nëntor 2024

MFT bën ekzekutimin e pagave për shërbyesit e administratës publike

Prishtinë, 26 mars - Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) ka njoftuar se bërë ekzekutimin e pagave për shërbyesit e administratës publike për muajin mars.

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil.

Pagat për muajin mars realizohen rreth një javë më herët, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria dhe Ministria e Financave dhe Transfereve për përballimin sa më të lehtë të saj.

Po ashtu, njoftojmë se me këtë pagë, përfshihet edhe pagesa e obligimeve të prapambetura për 861 zjarrfikës përfitues nga komunat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Me këtë rast, MFT rikujton edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:

Shfrytëzoni makinat automatike për tërheqje (bankomatet)

Përdorni kartelat bankare pa kosto shtesë (jo tërheqje të parasë së gatshme) dhe

Shtyni tërhqjen e pagave për aq kohë sa mundeni, për të mos krijuar radhë të panevojshme ku rrezikohet shendeti i Juaj.

Gjithashtu MFT ka vlerësuar se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta, dhe se bankomatet dhe degët e bankave janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)