MFPT lanson fushatën “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”
Prishtinë, 14 dhjetor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) organizon sot konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”.
Gjatë kësaj konference do të behët edhe prezantimi për kushtet e punës në Kosovë dhe iniciativa Kosovare për Stabilitet “Hulumtimet e rrjetit të juristëve të rinj”.
Në Konferencë do të marrë pjesë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.
Konferenca organizohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Prishtinë.