MFPT hap thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në punë”
Prishtinë, 14 dhjetor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, hap thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.
Kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.
MFPT fton të gjithë të diplomuarit në profilet e përmendura më lartë të aplikojnë për të qenë pjesë e programit të praktikës.