06 Nëntor 2024

MF zgjidhë çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën

Prishtinë, 18 gusht - Shumë shpejt qytetarët e komunës së Fushë Kosovës do të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Kjo pasi që Ministria e Financave ka arritur pajtueshmërinë ndërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe KRU ”Prishtina” sh.a, përmes propozimeve konkrete për të amandamentuar marrëveshjen e projektit nga Faza e III e projektit për ndërtimin e Fabrikës për ujë të pijshëm në Shkabaj, në mënyrë që mjetet e mbetura në projekt të përdoren për furnizimin me ujë për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të furnizimit me ujë për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Ministri Hamza pas një angazhimi të madhë ka mundësuar zgjidhjen e këtij problemi shumë vjeçar dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës.

Përveç këtij investimi, me këtë amandamentim parashihen edhe investime tjera për Komunën e Prishtinës, siç janë:

1. Vendosja e pompës shtytëse nga Stacioni i Pompave Mirdita II në Rezervuarin Mirdita III në Matiqan;

2. Rehabilitimi i rrjetit (zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri) të ujësjellësit në Bregun e Diellit - Zona Qendër dhe Zona e Perëndimit në Prishtinë;

3. Rehabilitimi i rrjetit (zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri) të ujësjellësit në Lagjen e Medresesë në Prishtinë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)