MF prezanton Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave
Prishtinë, 31 gusht - Ministria e Financave organizon sot tryezën me palët e interesit të për prezantimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë edhe ministri i Financave Avdullah Hoti, kryeprokurori i Republikës së Kosovës Aleksandër Lumezi, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, Këshilltari për Çështje të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit Edon Myftari, Drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare Dardan Nuhiu, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
Tryeza do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati përdhes salla P38.