MF: Politikat fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 29 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Financave (MF) ka bërë të ditur se që nga fillimi ka marr masa për të hartuar politika fiskale të cilat do të janë në funskion të zhvillim ekonomik të vendit tonë.
Masat e nderrmarra sipas MF-së deri më tash në këtë drejtim konsistojnë me uljen e tatimin në korporata për 50 % nga 20% sa ishte në 10% .
Gjithasht u ulë tatimin në të ardhura personale, gjë që kishte ndikim shumë pozitivë në zhvillim e biznesit por edhe te gjithë të punësuarit në Republikën e Kosovës.
\"Për herë të parë në vendin tone vendosem uljen e normës së interesit të ngarkuar për pagesat e vonuara tatimore dhe njëkohësisht rritëm normën e interesit të paguar për ri-mbursimet e vonuara\", thuhet në njoftimin e MF-së.
MF në njoftim vlerëson sa ka ndryshuar legjislacionin për tatimin e akcizës në duhan dhe cigare. Me ligjin e ri momenti i inkasimit të tatimit të akcizes do të jetë në momentin e doganimit të mallit për importues, ndërsa për prodhues në momentin e nxjerrjes në treg.
Kjo mënyrë e inkasimit sipas MF është një përfitim i madhe për importuesit dhe prodhuesit për arsye se do të kenë mundësin të punojnë me mjetet të cilat kanë qenë të shtyrë që në emër të tatimit të akcizës ti paguajnë deri në katër muaj para se mallin ta posedojë.
Qeveria e Kosovës gjithashtu ka liruar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Shërbimet Spitalore dhe kujdesin mjekësore, gjë që ndikon në jetën e cdo qytetari. Gjithashtu nga tatimi janë liruar universitet private dhe mediat elektronike dhe shkruara. E tërë kjo kishte për qëllim të kontriboj zhvillimit të tyre dhe krijimit të kushteve për afarizëm më të suksesshëm.
Gjithashtu gjithnjë sipas MF-së janë duke u bërë ndryshime substanciale në legjislacion për themelimin e Divizionit të Ankesave i cili tani është aprovuar në lexim të parë në Kuvendin e Republikës se Kosovës.
\"Në Divizion do të shërbejnë gjyqtarë të cilët gjate viti 2012, do të trajnohen për aplikim të legjislacionit doganor dhe tatimore nga Instituti Gjyqësor i Kosovës. Divizioni i Ankesave do të jetë pjesë e sistemit gjyqësor. Me themelimin e Divizionit për Ankesa ne do të arrijmë të shkurtojmë pritjet e biznesit për ti zgjidhur ankesa nga tri vite sa është tani në dy muaj, gjë që pararqet përfitim të madhë për biznesin.\"
Njëkohësisht kundërvajtjet doganore janë ulur nga 5000 Euro sa ishte minimumi në 500 euro.
\"Jemi ne pritje të finalizimit të sistemit elektronike në Doganë ASYCUDA i cili do të na ndihmoje për mbikëqyrje doganore të lirimeve nga tatimi doganor. Me finalizimin e këtij sistemi, i cili është në fazën finale të instalimit, ne do të fillojmë me ndryshimin e legjislacionit për lirim nga tatimi doganore për ambalazh dhe lëndë të parë.\"
Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës tani më kanë kapacitet e plota si njerëzore dhe teknologjike për ti mbikëqyre dhe implementuar masat e lartë shënuara.