MF pezullon nga puna Menaxheren e Prokurimit, Elmaze Xhema
Prishtinë, 16 dhjetor - Në bazë të vendimit të marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) për heqjen e licencës së Menaxheres së Zyrës së Prokurimit në Ministrinë e Financave znj. Elmaze Xhema, Ministria e Financave si masë të përkohshme ka marrë vendimin për pezullim të përkohshëm të znj. Elmaze Xhema nga pozita Menaxhere e Zyrës së Prokurimit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të Zyrës së Prokurimit caktohet Shefi i Divizionit të shërbimeve të përgjithshme z. Berat Nuredini.