MF përmbush të gjitha detyrat e Agjendës se Reformave Evropiane
Prishtinë, 24 shkurt - Në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, Ministria e Financave ka raportuar për të gjitha detyrat që i takojnë në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, duke ofruar evidencë për përmbushjen e detyrimeve që ka.
Sipas Raportit të Ministrisë së Financave në shtyllën e parë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, që lidhet me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, Ministria e Financave është përgjegjëse për Prioritetin 1.7 që ka të bëjë me prokurimin elektronik.
Në këtë drejtim, ministri i Financave Avdullah Hoti bëri ditur se është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë i marsit 2016 për prokurimin elektronik. Sipas tij është përfunduar platforma elektronike dhe të gjitha Autoritetet kontraktuese e kanë të obligueshme ti vendosin aktivitetet e prokurimit në platformë elektronike.
Ai bëri të ditur se Gjatë vitit të kaluar është lansuar pilotimi i e-prokurimit në institucionet qendrore, ndërsa nga 1 janari i këtij viti edhe në institucionet e nivelit lokal. Janë mbajtur trajnimet me grupin e parë të zyrtarëve të nivelit lokal, qendror dhe ata të ndërmarrjeve publike.
\"Certifikimi pritet të bëhet pas përfundimit të provimeve. Është aprovuar Strategjia e Prokurimit Publik 2017-2021, e cila është zhvilluar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe akterët e tjerë të involvuar në proceset e prokurimit publik. Strategjia merr për bazë progresin e arritur deri më tani në ndërtimin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, analizën e sfidave, si dhe mundësive dhe nevojave që ka sektori publik në Kosovë.\"
Strategjia përmban vizionin, objektivat, masat dhe hapat konkret që Qeveria dhe institucionet kryesore të prokurimit publik synojnë dhe planifikojnë ti ndërmarrin me qëllim të avancimit të sistemit të prokurimit publik. Përmes zbatimit të kësaj strategjie parashihet, në mes tjerash: përmirësimi i mëtejmë i kornizës ligjore dhe institucionale të prokurimit publik, rritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik, rritja e profesionalizimit të stafit përgjegjës për prokurimin publik dhe avancimi dhe funksionalizimi i plotë i sistemit që mundëson prokurimin publik elektronik shtoi Ministri Hoti.
Ndërsa, sa i përket shtyllës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, që lidhet me konkurueshmërinë dhe promovimin e investimeve, sipas ministrit Avdullah Hoti, Ministria e Financave është përgjegjëse për prioritetin 2.2 të kësaj Marrëveshje e cila lidhet me përmirësimin e mjedisit afarist, Prioritetin 2.3 që lidhet me zbatimin në mënyrë sistematike të strategjisë dhe planit të veprimit të miratuar për luftimin e ekonomisë joformale, si dhe Prioritetin 2.6 që lidhet me përmirësimin e lidhjes rajonale.
Në kuadër të prioritetit 2.2 për përmirësimi e mjedisit afarist, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se Ministria e Financave ka bërë harmonizimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, auditimit dhe raportimit financiar: Ligji për kontabilitet, dhe raportim financiar është finalizuar nga grupi punues. Në verzionin përfundimtar të projektligjit ka kontribuar gjithashtu Zyra Ligjore e Kryeministrisë dhe ekspertët e UNDP-së.\"
\"Ky ligj do të transpozojë në sistemin ligjor të Kosovës direktivat 2013/34/EU, 2006/43/EC dhe Direktivën 2014/56/EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. Ligji është parashikuar të miratohet nga Kuvendi në tremujorin e parë 2017. Gjithashtu është bërë përafrimi i legjislacionit dhe kapaciteteve të Organeve të Konkurrencës dhe Ndihmës Shtetërore: Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Ndihmën Shtetërore, i cili ka hyrë në fuqi në janar 2017. Tani po punohet në hartimin e legjislacionit sekondar.
Ndërsa, sa i përket Prioritetit 2.3. për zbatimin në mënyrë sistematike i strategjisë dhe planit të veprimit të miratuar për luftimin e ekonomisë joformale, sipas ministrit Avdullah Hoti, vitin e kaluar Njësia e Inteligjencës Financiare ka ndërmarrë inspektime të pajtueshmërisë në sektorët me rrezik më të lartë në kuadër të të gjeturave të vlerësimit të rrezikut sektorial në sektorin e ndërtimeve, duke kryer mbikëqyrje të pajtueshmërisë tek Noterët dhe Agjencitë e Patundshmërive.
Sekretariati i përkrahur nga projekti i IPA do të përgatis Raportin për vitin 2016, si dhe do të rishikoj Strategjinë e luftimit të Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, si dhe Planin e Veprimit. Afati kohorë për realizimin e këtij Veprimi është kuartali i tretë 2017. Është rritur shkalla e mbledhjes së tatimeve kufitare dhe të brendshme. Dogana më 2016 ka mbledh 88 milionë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, ndërkaq ATK më 2016 ka mbledhur 386,5 mil. euro apo 54 mil.\"
\"Më shumë se vitin e kaluar. Janë rritur aktivitetet e inteligjencës në luftimin e shpëlarjes së parave dhe krimeve financiare. Gjatë vitit 2014 dhe 2015 janë organizuar takime dhe punëtori të Sekretariatit me qëllim të organizimit të proceseve për implementim të suksesshëm të planit vjetor. Ndër progreset e arritura janë: instalimi i mekanizmit raportues dhe llogaridhënës, kryerja e vlerësimeve të nivelit të ekonomisë joformale dhe vlerësimit të riskut në sektorin e ndërtimeve, shtoi Ministri Hoti.
Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë vitit 2016 është riaktivizuar Sekretariati Koordinues për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së ATK-së i cili aktualisht është duke përgatitur raportin vjetor të zbatimit.
Lidhur me pajisjen me arka fiskale, gjatë vitit 2016 janë pajisur me arka fiskale 2,308 biznese të reja. Progres i mirë është arritur në fiskalizimin e pikave të karburanteve. Në pajisjen me arka fiskale ka ndikuar shumë projekti i nxitjes së qytetarëve për të mbledhur kuponët fiskal me rastin e blerjes së mallrave.\"
\"Në tremujorin e tretë, janë dorëzuar 277 mijë pliko me kuponë fiskalë nga qytetarët. Janë realizuar 2,410 vizita tek bizneset e pa fiskalizuara. Janë shqiptuar gjoba në vlerën prej 152,500 euro. Janë realizuar 5,381 vizita tek bizneset të cilat nuk lëshojnë kupona fiskal, ku janë shqiptuar 2,970 gjoba mandatore në shumën prej 686,425 euro. Si rezultat i vizitave të realizuara tek bizneset është arritur që të regjistrohen 2,245 punëtorë, shtoi Ministri Hoti.
Sipas tij, Reformat tjera përfshijnë deklarimin online për 100% të Deklaratave Tatimore, ofrimi online i shërbimeve administrative tatimore, që shkurton koston dhe kohën e kryerjes së shërbimeve në zyrat e ATK-së dhe njohja e shpenzimeve të trajnimit si pjesë e pakos së fundit fiskale, e cila ulë barrën tatimore për bizneset që investojnë në ngritjen e kapacitetit të fuqisë punëtore.
Ministri Avdullah Hoti, gjatë raportit para Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, bëri të ditur se gjatë vitit 2017 pritet të vazhdohet me implementimin e aktiviteteve tjera dhe në këtë fazë parashihet rishikimi i planit të veprimit dhe strategjisë në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Sipas tij, në vitin 2016 është aprovuar Ligji i ri për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili është dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Përmes këtij ligji është implementuar Direktiva e BE-së 2015/849 e datës 20 maj 2015 për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Anëtarësimi në EGMOND GROUP: Më 1 shkurt 2017 në takimin vjetor të Egmont Group, që është mbajtur në Doha të Katarit, Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NjIF-K) është bërë anëtarja më e re e Egmont Group (rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare në botë). NjIF-K është anëtarja e 153 e kësaj organizate ndërkombëtare.\"
\"Ky anëtarësim do të kontribuoj në: luftimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën si shtet i ri për të dhënë kontributin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, lehtësimin e shkëmbimit ndërkombëtar të informatave, ngritja e kapaciteteve profesionale për stafin e NJIF nga ana e Egmont Group dhe ofrimin e informatave për institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës shtoi Ministri Hoti.
Ndërsa sa i përket Prioritetit 2.6 për përmirësimin e lidhjes rajonale , Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës në fillim të vitit 2015 iniciuan diskutimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një program të ri me këtë institucion, ku përmes këtij programi do të ndërmerreshin një sërë veprimesh për përkrahjen e reformave fiskale, financiare e strukturore të Qeverisë.
Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se Pjesë e pandashme e diskutimeve me FMN ishte edhe nevoja për ndryshimin e Rregullës Fiskale që kufizon deficitin buxhetor dhe rrjedhimisht edhe huamarrjen për financim të projekteve të investimeve publike. Ky ndryshim i rregullës fiskale i negociuar me FMN-në, tash i njohur si klauzola për investime, vlen vetëm për investime kapitale të cilat financohen nga IFN-të dhe donatorë të ndryshëm, në pajtim me kriteret e përcaktuara me ligj. Marrëveshja me FMN-në parasheh që të përgatitet raporti mbi zhvillimet rreth klauzolës së investimeve, me këtë rast në mars të vitit 2016 Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave ka hartuar raportin e parë të Klauzolës Investive e cila ka qenë e përbërë nga shtatë projekte.
Sipas tij, në korrik të viti 2016 raporti i Klauzolës është plotësuar edhe me 8 projekte të Klauzolës Investive, ku përfshihen rehabilitimi i Rrugës Hekurudhore 10, Ndërtimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë Fushë Kosovë Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, Rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Rehabilitimi i rrugëve rajonale, Ndërtimi i rrugës N9 Prishtinë - Pejë (SEETO Rruga 6 A) pjesa nga Kijevë -Klinë deri në Zahaq, Rehabilitimi i përgjithshëm i linjës hekurudhore lindore dhe jugore (kufiri me Serbinë Podujevë Fushë Kosovë dhe Klinë Prizren), Zgjerimi i sistemit të ujitjes së Kompanisë Radoniqi- faza e II-të, Ndërtimi i autostradës Prishtinë Gjilan - Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë), Projekti për Reformimin e Transportit Publik në Prishtinë, Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit, Faza VI-VII, Punësimi dhe Konkurueshmëria, Ndërtimi i Kolektorit kryesor për ujëra të zeza në Komunën e Podujevës si dhe përmirësimet e sistemit të kanalizimeve në komunën e Gjilanit, Mbrojtja e Liqenit të Batllavës nga ujërat e zeza (Trajtimi i ujërave të ndotura në akumulimin e Batllavës), Trajtimi i ujërave të zeza në Prishtinë (Ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të ndotura në rajonin e Prishtinës), Shtrirja e Infrastrukturës Telekomunikuese Brezgjerë.
Në këtë takim ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se në javën e parë të marsit 2017 pritet të dorëzohet në Qeveri raporti i tretë për Klauzolën Investive, ku pritet të përfshihen së paku edhe dy projekte të reja: Qendra Kombëtare Sportive dhe Përmirësimi i pajisjeve mjekësore për QKUK.
Sipas tij, me Fondin Monetar Ndërkombëtar Ministria e Financave intenzivisht është duke punuar në metodologjinë e re të përzgjedhjes së projekteve për investime kapitale në sistemin PIP në kuadër të Departamentit të Buxhetit.