20 Nëntor 2024

MF, për politika fiskale që fuqizojnë sektorin privat

Prishtinë, 15 korrik - Në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, Ministri i Financave Besim Beqaj, ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatave te Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit me te cilat ka biseduar lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e tyre për heqjen e TVSH-se nga qumështi i freskët.

Me ketë rast, ministri Beqaj, ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Financave janë të përcaktuara për krijimin e kushteve sa më të volitshme të të bërit biznes dhe se nga ana e tyre janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore dhe fiskale sa i përket heqjes se TVSH për qumështin e freskët.

Ministri Beqaj, ka theksuar se heqjes apo shkallëzimit të  TVSH-së duhet ti paraprije formalizimi i  fermerëve të cilët merren me këtë veprimtari me qëllim të zgjerimit të bazës tatimore në këtë sektor, veprim i cili është në interes të të  gjithë qytetarëve të vendit.

Ministri Beqaj, ka iniciuar themelimin e një grupi punues nga zyrtarët e MF-së dhe Shoqatave me qëllim të ofrimit të një analize ligjore, ekonomike dhe teknike e cila do të kontribuoj në identifikimin e sfidave në sektorin e qumështit dhe do të reflektoj në hartimin e një politike të favorshme dhe të qëndrueshme fiskale e cila do të mundësoj fuqizimin e mëtejshëm të sektorit privat në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)