MF për nderë të festave sot ka bërë eksekutimin e pagave
Prishtinë, 23 dhjetor - Ministria e Financave ka bërë të ditur së për nderë të festës së Krishtlindjeve bëhet më herët ekzekutimi i pagave nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Ministria e Financave ka njoftuar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovë, se sot është bërë ekzekutimi i pagave për muajin dhjetor.
Ekzekutimi i pagave për muajin dhjetor është bërë disa ditë më herët për nderë të festës së Krishtlindjeve.
Me këtë rast , Ministria e Financave të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës , Ju uron festat e fundvitit