MF - OEK dhe OEAK prezantojnë masat e reja fiskale
Prishtinë, 14 tetor - Ministria e Financave (MF), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mbajnë konferencën e përbashkët për media në lidhje me masat e reja fiskale.
Gjatë kësaj konference po ashtu do të diskutohet edhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së financave dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.
Në konferencë do të prezantojnë, Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave, Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikanë në Kosovë.