MF merr hapa për reformimin e menaxhimit të financave publike
Prishtinë, 9 dhjetor - Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu ka marrë pjesë sot në takimin e katërt të radhës në kuadër të Projektit për Planin e veprimit në reformën e menaxhimit të financave publike, që është organizuar nga Ministria e Financave.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organizatave tjera buxhetore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si Fondi Monetar ndërkombëtar, Banka Botërore, USAID-i dhe DIFID-i.
Ky takim është mbajtur në vazhdën e takimeve të rregullta të Agjencive Implemetuse të Planit të Veprimit në Menaxhimin e Financave Publike, të cilat takime mbahen nga dy herë në vit që nga viti 2009, ku deri më tani këto takime kanë rezultuar me prodhimin e 3 raporteve të progresit në implementimin e veprimeve që dalin nga Plani Veprues për Reformën në Menaxhimin e Financave Publike (PVRMFP).
Me këtë rast, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, ka thënën se plani i veprimit duhet të shikohet si një dokument dinamik, i cili sipas tij, duhet të plotësohet me veprime dhe aktivitete të reja që janë identifikuar që nga viti 2009.
Ai tha se dinamika dhe ndërmarrja e veprimeve të reja, duhet të harmonizohet me të gjeturat e reja, sepse në këtë mënyrë mund ti mbajmë në rrugë të drejt reformat në menaxhimin e financave publike.
Ka përpjekje të vazhdueshme për menaxhimin e financave publike dhe për ngritjen e përformancës në menaxhimin e financave publike. Zakonisht në këtë planë janë të përfshira të gjitha Agjencitë implementuese që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave publike."
Ky forum takohet dy herë në vit rregullisht në mënyrë që të rishikoj punën dhe të adresoj sfidat.
"Në drejtimin e menaxhimit të financave publike ka një rritje të përformancës dhe jo vetëm nga ne, por edhe në të gjithë agjencionet ndihmëse që janë pjesë e këtij projekti ka thënë zëvendësministri Avdiu.
Në fund, të fjalimit të tij Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, shfrytëzoi rastin që edhe një herë të falënderoj pjesëmarrësit dhe partneret zhvillimor, të cilët sipas tij përveç se do të njoftohen edhe sot këtu nga udhëheqës dhe zyrtar të agjencioneve implementuese të Planit të Veprimit mbi ecurinë në zhvillimin e reformave në Menaxhimin e Financave Publike, ata do të na ofrojnë ndihmësen me sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.
Deri më tani Ministria e Financave ka ndërmarrë shumë hapa pozitiv me qëllim të reformimit të menaxhimit të financave publike, ku është avancuar Sistemi i Zhvillimit të Menaxhimit të Buxhetit(BDMS), i cili sistem bënë ndarjen e burimeve të financimit, granteve dhe të hyrave vetanake.
Me këtë avancim tash e tutje nuk do të ketë më Marrëveshje të Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Financave dhe organizatave buxhetore. Të gjitha këto avancime janë të pasqyruara edhe në Projektligjin e buxhetit për vitin 2012 2014.