08 Nëntor 2024

MF mban takimin e parë të portfolios me KfW-në

Prishtinë, 13 shtator -  Ministria e Financave në vazhdën e aktiviteteve të saj për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore, ka filluar të organizojë takime të rregullta të përbashkëta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës.


Sa i përket implementimit të projekteve me Kreditorët përkatës, sot, është organizuar takimi i parë i shqyrtimit të portfolios me KfW i udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti në të cilin  morën pjesë përfaqësuesit nga Zyra e KfW në Kosovë, Ambasada gjermane, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të Komunave, të Ujësjellësit Rajonal KUR Prishtina,  si dhe përfaqësues të KOSTT-it.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve është që të diskutohen kryesisht sfidat të cilat mund të shkaktojnë prolongimin në implementimin e suksesshëm dhe shqyrtimin për adresimin e tyre, si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve përmbushen plotësisht dhe në kohën e caktuar në bazë të marrëveshjeve të arritura nga palët përkatëse.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)