MF mban konferencën për fuqizimin i kontrollit të Financave Publike
Prishtinë, 7 shkurt - Ministria e Financave (MF) organizon sot konferencë me temën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, përfaqësuesi i Komisionit Evropian Raymond Hill, Ministrat e Qeverisë së Kosovës, Kryetarët e Komunave, Kryeshefat e Agjencive, Sekretarët e Përgjithshëm, Zyrtarët Kryesor Financiar, si dhe Drejtorët e Njësive të Auditimit të Brendshëm.