MF: Ligji për Faljen e Borxheve Publike është duke zbatuar
Prishtinë, 23 shkurt - Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës se Ligji për Faljen e Borxheve Publike është duke zbatuar.
Nga falja e borxheve për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë personat, te cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Kompanive Publike, me kusht që:
Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;
Të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:
Brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridik, nga data e lidhjes së marrëveshjes, dhe;
Brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizik, nga data e lidhjes së marrëveshjes.
Pagesat për të përfituar nga falja e borxheve publike për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, përkatësisht deri më 2 shtator 2016.
Ministria e Financave i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë të përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhin marrëveshje të pagesës me këste dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që tju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. Ne ju inkurajojmë që të shfrytëzoni të drejtën tuaj ligjore për të përfituar nga falja e borxheve publike.
Mos hezitoni, shfrytëzoni këtë të drejtë ligjore, përfitoni nga falja e borxheve!