18 Nëntor 2024

MF: Kosova ka trend të vazhdueshëm të rritjes ekonomike

Prishtinë, 27 maj - Ministria e Financave, ka vlerësuar se raporti i Bankës Botërore i publikuar dëshmon se në Kosovë vazhdon të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por gjithashtu edhe performancë pozitive në shumë indikatorë tjerë të analizuar nga ekspertët e Bankës Botërore dhe të krahasuar me vendet tjera në rajon.

Ministria e Financave, vlereson se është e rëndësishme se vendi ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon si dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme është trendi i vazhdueshëm i rritjes të saj.

Rritja e Reale e BPV në përqindje- Kosova ka projeksionin më të lartë të rritjes për vitin 2014 në nivel 3.5 %, kurse në vitin 2013 ishte 3.0 %, e në vitin 2012 kishte rritjen më të lartë prej të gjitha shteteve në nivel 2.7%.

Përkundër ndikimeve negative që pritet të vijnë nga ekonomitë e vendeve të Evropës dhe SHBA, raporti vlerëson se Kosova në vitin 2014 dhe 2015 do të prij në rritjen ekonomike krahasuar me shtetet e rajonit. Rritja mesatare gjatë katër viteve si dhe struktura e shpenzimeve Qeveritare e fokusuar në shpenzime kapitale do të gjeneroj punësim.

Rritja e eksporteve të mallrave në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012 ka qenë më e lartë për 6.3%, dhe është më e lartë se sa ajo në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Remitencat kanë shënuar rënie në të gjitha vendet mesatarisht në 0.5 pikë të përqindjes në raport me BPV-në, përderisa në Kosovë kanë shënuar rritje të lehtë.

Investimet e huaja direkte janë rritur në Kosovë,  Shqipëri dhe Mal të Zi, përderisa në tri shtetet tjera të regjionit kanë shënuar rënie.

Niveli i borxhit publik si përqindje e BPV-së në Kosovë arrin në 9 % të BPV-së dhe është dukshëm më e ulëta krahasuar me vendet tjera në rajon.

Gjatë vitit 2013, Kosova vlerësohet të ketë pasur ngadalësim të nivelit të inflacionit.

Sektori bankar vlerësohet si stabil dhe mirë i kapitalizuar dhe Kosova ka pasuar nivelin më të lartë të fitimit të bankave në të gjithë rajonin.

Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ulët të kredive të këqija në raport me vendet e rajonit duke dëshmuar kështu sigurinë e sektorit tone financiar.

Sipas MF-së, rritja ekonomike në Kosovës në raport me vendet e rajonit pra është evidente, e shoqëruar edhe me rritje të buxhetit dhe të të hyrave edhe përkundër zvogëlimit të vazhdueshëm të nivelit të normave tatimore. Gjithashtu vendi ka pasur një stabilitet makro fiskal duke përfshirë edhe deficitin e ulët buxhetor. Në kuadër të zhvillimeve brenda strukturës buxhetore duhet përmendur edhe rritjen e pagave të përmbushur kohëve të fundit e cila përmirëson pozitën materiale të të gjithë të punësuarve në administratën publike.

"Sidoqoftë, duke pasur parasysh rëndësinë e përdorimit të të dhënave të azhurnuara në përpilimin e raporteve të tilla dhe të ngjashme, Ministria e Financave konsideron se të gjitha organizata që merren me raporte të tilla duhet të veprojnë sipas standardeve ndërkombëtare në funksion të gjenerimit të të dhënave sa më kredibile", thueht në komunikatën e MF-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)