MF ka bërë sot ekzekutimin e pagave për gusht
Prishtinë, 26 gusht - Ministria e Financave (MF) njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovë, se ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin gusht.
Ekzekutimi i pagave për muajin gusht është bërë disa ditë më herët për nderë të festës së Fitër Bajramit.
Me këtë rast , Ministria e Financave të gjithë besimtarëve të fesë myslimane Ju uron Festën e Fitër Bajramit.