MF: Jan Peters Olters merr rolin e komentatorit
Prishtinë, 5 qershor - Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka reagur në deklaratat e Përfaqësuesit të Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, i cili pa asnjë analize të bazuar dhe komplet jashtë rolit të tij si përfaqësues i emëruar i një institucioni financiar ndërkombëtar, në intervistën për një medium vendor merr rolin e komentatorit të programeve të partive politike.
"Për hir të opinionit publik dëshirojmë të sqarojmë se roli i Bankës Botërore dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë nuk është të japin vlerësime që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, por të ofrojnë analiza kompatibile konform të dhënave dhe dokumenteve zyrtare."
"Ne presim që Banka Botërore të veprojë brenda mandatit të vet dhe gjithashtu mirëpresim çdo lloj asistence të këtij institucioni në hartimin dhe implementimin e politikave të zhvillimit ekonomik, nxitjes së punësimit dhe ruajtjes se stabilitetit makrofiskal", thekson Ministria e Financave në reagim.