15 Nëntor 2024

MF gati për shërbimin elektronik për tatimin në pronë

Prishtinë, 23 shkurt - Ministria e Financave ka bërë përgatitjet përfundimtare të shërbimit elektronik përmes të cilit, tatimpaguesve ua mundëson marrjen e faturës, përcjelljen e gjendjes, si dhe bërjen e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt,  në Postë apo në Bankë.

Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.

Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: emri, mbiemri dhe numri personal në regjistrin e tatimit në pronë.

Përmes përdorimit të shërbimit elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mundë ta përcjellin gjendjen në çdo kohë.

Implementimi i këtij sistemi më të avancuar të pagesave  për Tatimin në Pronë nga Ministria e Financave, është edhe një përkushtim tjetër i Qeverisë së Kosovës në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit.

Sistemi elektronik për tatim në pronë pritet të futet në përdorim nga data 1 Mars, 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)