MF fton Ndërmarrjet Publike të zbatojnë Ligjin për Faljen e Borxheve
Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Financave u ka bërë ftesë të gjitha organizatave buxhetore të zbatojnë Ligjin për Faljen e Borxheve Publike Nr.05/L-43, i cili është në fuqi që nga 3 shtatori i këtij viti.
Qeveria e Republikës së Kosovës sipas MF-së ka krijuar të gjitha kushtet legjislative dhe ekzekutive në mënyrë që organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike.
\"Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, Qeveria e ka aprovuar edhe Udhëzimin Administrativ (QRK) - Nr. 04/2015 për procedurat e faljes së borxheve publike i cili parashihet me Ligji për Faljen e Borxheve, me qëllim të specifikimit të obligimeve të cilat dalin nga ky ligj.\"
Gjithashtu, Ministria e Financave ka krijuar Komisionin i cili është në dispozicion të Organizatave Buxhetore për të dhënë ndihmën dhe shpjegimet e nevojshme.
Me këtë rast ftohen të gjitha Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet Publike që të përmbushin obligimet e tyre sipas Ligjit për faljen e borxheve dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike.