MF fillon negociatat me FMN-në
Prishtinë, 8 mars - Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dje filloi takimin me drejtues të Ministrisë së Financave të Kosovës (MF) ndërsa temë kryesore e këtij takimi ishte buxheti dhe rinegocimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së financave Muharrrem Shahini.
Ai më tutje shtoi se delegacioni nga FMN, do të qëndroj në Kosovë deri më 16 mars ndërsa bisedimet për buxhetin dhe rinegociimin e marrëveshjes me FMN pritet të përcillen me vështirësi për shkak të vendimit të qeverisë për rritje të pagave deri në 50 për qind.