MF dhe USAID mbajnë forumin për tatimin në pronë
Prishtinë, 24 nëntor - Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, me mbështetje nga USAID-i për projektin Partneritetet për Zhvillim ka organizuar Forumin e Tatimit në Pronë.
Në këtë Forum kanë marrë pjesë 75 zyrtarë nga Komunat të përfaqësuar nga Drejtorë Komunalë të Financave, Menaxherë të tatimit në pronë , përfaqësues nga projektet mbështetëse të donatorëve, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave.
Qëllimi i këtij forumi ishte të ndarja e përvojave dhe praktikave më të mira të komunave për të përmirësuar shkallën e mbledhjes së tatimit në pronë në këtë vit dhe për vitet e ardhshme.
Gjatë këtij forumi drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina, i njoftoi pjesëmarrësit me të arriturat rekorde në mbledhjen e këtij tatimi i cili është kryesorë për komunat, planet për zhvillimet në të ardhmen si dhe për sfidat në mbledhjen e tatimit të faturuar për vitin aktual.
Gjithashtu gjatë këtij forumi u diskutua edhe për aktivitetet dhe të gjeturat kryesore në fushën e inspektimeve të tatimit në pronë si dhe për Ligjin e ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Në këtë forum prezantuan edhe Drejtorët e Financave të Komunave: Gjakovës, Lipjanit dhe Graçanicës, të cilët ndanë përvojat e tyre me kolegët e tjerë.