26 Dhjetor 2024

MF dhe FKGK nënshkruajnë marrëveshjen për subvencionimin e tarifës së garancisë

Prishtinë, 31 dhjetor - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për subvencionimin e tarifës së garancisë.
 
Përmes kësaj marrëveshjeje, MF-ja do të mbulojë tarifën e garancisë në vlerë totale prej 5 milionë euro, ndërsa FKGK do të përdorë mjetet e disbursuara nga Qeveria për të mbuluar tarifën e garancisë për kreditë e siguruara tek bankat partnere dhe institucionet financiare të regjistruara në përputhje me Ligjin Nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe rregullat e brendshme të FKGK-së.
 
Kjo marrëveshje e nënshkruar sot është njëra nga masat e rëndësishme të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, e aprovuar nga Qeveria e Kosovës me datë 13 gusht 2020, si dhe në pajtim me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 04 dhjetor 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)