MF dhe bizneset nënshkruajnë themelimin e Këshillit Konsultativ
Prishtinë, 29 shtator - Ministria e Financave ka njoftuar se Ministri Bedri Hamza do të mbajë takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ku do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit për themelimin e Këshillit Konsultativ.
Po ashtu me rastin e nënshkrimit do të bëhen publike masat e reja të politikes fiskale që do të merren nga Ministri i Financave për ti ndihmuar prodhuesit tanë në Kosovë.