MF dhe BB nënshkruan Projektin e Statistikave në Vendim-marrje
Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Financave Avdullah Hoti sot nënshkroi me Bankën Boterore Marrëveshjen e bashkëpunumit për Projektin e Statistikave në Vendim-marrje. Kjo marrëveshje ka për qëllim edhe bashkëpunim ndërinstitucional.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore i siguron Agjencisë së Statistikave të Kosovës një grant në vlerë prej 281,296 dollar.
Ky grant nga BB i cili përbëhet prej katër komponentëve, gjithashtu ka për qëllim realizimin e projektit për forcimin e prodhimit të të dhënave dhe indikatorëve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fushat kryesore duke përfshirë këtu varfërinë, përfshirjen sociale, shëndetësinë dhe luftën kundër informalitetit.