MF aprovon grantet qeveritare për financimin e komunave
Prishtinë, 13 prill - Me ftesë të Ministrit të Financave Bedri Hamza është mbajtur takimi i dytë i Komisionit të Granteve për financimin komunal për vitin 2019-2021.
Në këtë takim janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e komunave, duke u bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020-2021.
Po ashtu, Komisioni i Granteve gjatë takimit ka aprovuar edhe parashikimet e të hyrave vetanake të komunave për vitin fiskal 2019 si dhe parashikimin afatmesëm 2020-2021.