06 Nëntor 2024

Meta mbështet Forumin Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptar

Tiranë, 12 mars - Sot në Presidencën e Republikës së Shqipërisë u mbaj takimi i përbashkët në mes të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë – Ilir Meta.

Takimi pati për qëllim prezantimin e Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptar, forum ky i përbërë nga tri organizatat biznesore të lartpërmendura, synim i të cilit është promovimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe promovimi i produkteve mbarëkombëtare shqiptare.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan edhe tema në lidhje me legjislacionin dhe aplikimin e tij në marrëdhëniet tregtare në mes ndërmarrjeve prodhuese mbarëkombëtar. Veç kësaj, gjatë takimit u adresua edhe nevoja për të mbështetur prodhimet me origjinë shqiptare të të gjitha trevave kombëtare. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat e rajonalizimit të ekonomive të tri vendeve dhe sfidat e integrimit në një treg të unifikuar.  

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, z.Astrit Panxha, falënderoi presidentit për mirëpritjen dhe shprehu kënaqësinë që së bashku me prodhuesit nga Shqipëria dhe Maqedonia janë prezent në këtë takim.

Ai tregoi që si përfaqësues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, janë të interesuar që të rrisin prezencën e produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë. “Prezenca e produkteve dhe shërbimeve të Shqipërisë është shumë herë më e madhe në tregun e Kosovës, se sa produktet e Kosovës në atë të Shqipërisë. Prandaj, kërkojmë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe të bëhet lehtësimi i proceduarve për shkëmbimet tregtare”- deklaroi z.Panxha.

Ai, gjithashtu kërkoi heqjen e të  gjitha barrierave tarifore dhe jotarifore, për të  gjithë sektorin e prodhueshmit.

Ndërsa, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim.

“Është koha e fundit që ne të gjithë së bashku të kemi një vizion të përbashkët për të ardhmen tonë ekonomike. Tani, duhen mesazhe të forta shprese dhe zhvillimi, ka kaluar koha e premtimeve, tani duhen vetëm veprime”.

Ai shprehu idenë që duke marrë shembuj dhe praktika nga vendet tjera, të krijohet një zonë të lirë ekonomike, e cila do të përfshinte të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.

“Unë do të mbështesë dhe do të reduktojë të gjitha barrierat tarifore dhe jo-tarifore që e pengojnë integrimin në një treg të unifikuar dhe të përbashkët. Ne, kemi mundësi dhe hapësira të pafund të bashkëpunimit të cilat kërkojnë një agjendë dhe një plan konkret të veprimit.”

Presidenti Meta, shprehu përkrahjen për të gjithë prodhuesit mbarëkombëtar, ai tha që pa prodhuesit nuk kemi perspektivë dhe kërkoi nga ata që t’i japin kontribut në rritjen e kapaciteteve eksportuese në tregjet evropiane.

Në fund, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Meta përgëzoi dhe mbështeti iniciativën e krijimit të Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptar, si një domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik, sidomos në kuadër të axhendës të përbashkët të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)