Merkel shprehet në mbështetje të euros
Berlin, 25 gusht - Në diskutimin për krizën e euros, kancelarja gjermane u shpreh edhe njëherë me forcë në mbrojtje të monedhës së përbashkët dhe për një Evropë të njësuar.
\"Euro-ja është e lidhur pandashëm me projektin evropian në tërësi\", tha Merkeli në Magdeburg.
Njëkohësisht, kancelarja u dha siguri politikanëve të CDU-së se Gjermania mbetet një faktor stabiliteti në dhe për Evropën.
- Merkeli qe nderuar më parë nga qyteti i Magdeburgut me Çmimin-Perandori-Otto 2011 për meritat e saj për mirëkuptimin në Evropë.