16 Janar 2025

Merkel: Rritja e taksave nuk është e mirë për zhvillimet ekonomike

Berlin, 7 janar - Kancelarja gjermane Angela Merkel e vuri theksin te ekonomia e fortë gjatë nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet në landin e Saksonisë së Poshtme.

Sondazhet tregojnë se opozita e qendrës së majtë ka më shumë shanse për të fituar, gjë që do të ndezë më shumë garën për zgjedhjet parlamentare të shtatorit, ku Merkel do të synojë një mandat të tretë.

Kancelarja i quajti planet e opozitës për rritjen e taksave si një fushëbetejë.

\"Ne do të donim t\'u jepnim njerëzve atë çka shteti iu merr nëpërmjet inflacionit, por social-demokratët nuk kanë vullnet të bëjnë një gjë të tillë. Ne besojmë se rritja e taksave nuk është një gjë e mirë për zhvillimet aktuale ekonomike\", tha Merkel.

Ekonomia e fortë gjermane dhe menaxhimi strikt nga Merkel i krizës europiane të borxheve e kanë ndihmuar kancelaren të ruajë mbështetjen në elektorat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)