Merkel refuzon kategorikisht eurobondet
Berlin, 28 qershor - Kancelaria e Gjermanisë Angla Merkel refuzoi edhe një herë me seriozitet lëshimin e borxheve europiane (eurobondet).
Deklaratat e Merkel erdhën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Liberal Demokrate.
Një pjesëmarrës në mbledhjes shtoi se Merkel ka deklaruar se ajo nuk do ta proanojë një gjë të tillë \"deri sa të jetë gjallë\". Zyrtari i Partisë Liberal Demokrate është cituar nga revista Spiegel.
Ky qëndrim i Angla Merkelit ka shkaktuar tronditje për njerëzit, sepse megjithëse ajo dhe ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë kundërshtojnë eurobondet, më herët, qëndrimi zyrtar i Gjermanisë nuk e përjashtonte mundësinë e emetimit të borxheve europiane.