16 Janar 2025

Merkel: Qipro të mos testojë durimin e Eurozonës

Berlin, 23 mars - Kancelarje e Gjermanisë Angela Merkel ka paralajmëruar sot Qipron "që të mos testojë shumë durimin e vendeve të eurozonësZ".

Kancelarja u shpreh kundër përfshirjes së fondeve të sigurimit social për shpëtimin e financiar të ishullit, gjatë një takimi me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Unionit (Cdu-Csu), që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Berlin, njoftoi një prej të pranishmëve në mbledhje.

''Nuk duhet të arrijë deri në atë pikë ku Nikosia të testojë se deri në cilën pikë mund të shtyjë me tratativat e nisura me Trojkën dhe të testojë durimin e eurozonës'', deklaroi kancelarja Merkel.

Po ashtu Merkel iu drejtua Qipros me afirmimin se nuk kishte komunikuar prej ditësh me zyrtarët e BQE-së, të Komisionit Evropian dhe të FMN-së.

Edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble komentonte se Qiproja nuk mund të pretendonte nga Trojka që çdo gjë të mbetej ashtu siç është aktualisht, deklaronte po i njëjti burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)