17 Maj 2024

Merkel pesimiste për ritmin ekonomik global

Berlin, 1 nëntor - Kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti te marten një takim në Berlin me krerët e organizmave financiare globale për të diskutuar rrugët për të rigjallëruar ekonominë e ngadalësuar të perëndimit.
 
Christine Lagarde, Drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar e përshkruan rritjen ekonomike të viteve të fundit si të ngadaltë dhe rimëkëmbjen nga kriza financiare si të vështirë. Ajo u bëri thirrje ekonomive më të mëdha të botës të vazhdojnë konsolidimin.
   
“Duhet një përpjekje e bashkërenduar dhe partneritet mes autoriteteve financiare që duhet të vazhdojnë politika të përshtatshme  financiare, partneritet me qeveritë që duhet të vazhdojnë konsolidimin fiskal me një ritëm të arsyeshëm, që nuk do të thotë përgjigje shabllone për të gjitha situatat, por se duhet të jenë të tilla që të ofrojnë zgjidhje afatgjata për borxhin, si edhe reformat strukturore të nevojshme për të përmirësuar aftësitë konkurruese të ekonomive të zhvilluara”.

Kancelarja Merkel thotë se parashikimi ekonomik nuk është “aq pozitiv sa do të donim”.

Përfaqësues të Organizatës Botërore të Tregëtisë, Bankës Botërore dhe Organizatës për Zhvillim Ekonomik po ashtu morën pjesë në takim.

Kancelarja Merkel thotë se problemi i borxhit evropian u diskutua në vija të përgjitshshme, pa u përqendruar tek Greqia.

Ajo thotë se Bashkimi Evropian po pret një rapor për përparimin e reformave në Greqi nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar para se të miratohet një paketë tjetër prej 40 miliardë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)