18 Nëntor 2024

Merkel paralajmëron për rreziqet e vazhdueshme për ekonominë botërore

Berlin, 11 prill - Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për rreziqet e vazhdueshme që mund të prekin ekonominë globale.

Kriza e borxhit europian, për shembull nuk është kapërcyer ende, tha kancelarja në fjalën e saj para deputetëve në Bundestag.

Gjithashtu sipas saj në disa vende ka zhvillime shumë të brishta. Kancelarja theksoi në të njëjtën kohë se Gjermania me rritjen e saj të pritshme ekonomike prej 1,8 për qind këtë vit mund të mbetet e fortë, nëse edhe mjedisi europian dhe ai ndërkombëtar është stabil.

“Çdo gabim që do të bëhet ndërkombëtarisht, prek edhe Gjermaninë“, paralajmëroi Merkel. Sipas kancelares \"ka pasiguri të reja si në shembullin e Ukrainës“. Për këtë arsye BE do të duhet të fuqizohet më shumë, theksoi ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)