Merkel paralajmëron eurozonën
Berlin, 4 nëntor - Do të duhen më shumë se 5 vjet për të kaluar krizën aktuale. Deklarata është bërë nga kancelarja Angela Merkel, që ka nënvizuar se nevojiten rregulla për të bindur botën se ia vlen të investosh në Evropë.
Sipas një njoftimi të Press Tv, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se eurozona duhet të mbajë frymën edhe për të paktën 5 vjet.
Është e nevojshme të jemi të rreptë për të bindur botën se investimi në Evropë është fitimprurës, ka deklaruar Merkel.
Kancelarja, nën drejtimin e të cilës Gjermania i bëri ballë krizës ekonomike globale, ka shtuar se shumë investitorë nuk besojnë se vendet e BE-së do ti mbajnë premtimet e tyre.