Merkel mbështet marrëveshjet e reformave në Greqi
Berlin, 16 gusht - Zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel deklaroi se kjo e fundit mbështeste marrëveshjen në fuqi mbi obligacionet e reformave në Greqi, për të cilat Athina i ka kërkuar afat një periudhë kohe prej dy vjetësh.
\"Për Merkel dhe për qeverinë, ajo që vlen më tepër është \'memorandumi i mirëkuptimit\' ashtu siç u arrit mes Greqisë dhe kreditorëve të saj (BE, FMN, Banka Qëndrore Evropiane)\", deklaroi zëdhënësi, Steffen Seibert gjatë një konference shtypi.
Ai theksoi se asnjë vendim nuk duhej marrë para se trojka e kreditorëve të përfundonte në shtator vlerësimin e saj mbi reformat greke.