17 Nëntor 2024

Merkel kundër kufizimit të punëtorëve me kualifikim të ulët

Berlin, 27 tetor - Gazeta "The Sunday Times", raporton se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të përkrahë kryeministrin David Cameron në kufizimin e lëvizjes së punëtorëve me kualifikim të ulët në BE.

Sipas Merkelit, Gjermania do të jetë e vendosur në parimin thelmelor të qarkullimit të lirë në BE.

Politika e qarkullimit të lirë në BE ka shkaktuar një debat të ashpër në Gjermani. Me anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE, në vitin 2007, 9 vende europiane mes të cilave Gjermania dhe Britania nisën kufizimin e lëvizjes së lirë,i cili u anullua në 31 dhjetor të këtij viti.

Funksionari për punësimin në BE, László Andor thotë se \"shumica e emigrantëve rumunë dhe bullgarë kanë punë, paguajnë taksa e sigurime shoqërore në Gjermani, duke kontribuar në rritjen ekonomike të këtij vendi .\"

Sipas medias gjermane punëtorët me kualifikim të ulët në Gjermani e Spanjë kanë paga të ulta dhe nëse do të kufizohet qarkullimi i lirë i tyre, shumë vende të BE-së do të përballen me mungesën e fuqisë punëtore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)