Merkel: Kriza greke nuk do ta vinte në rrezik të ardhmen e Evropës
Berlin, 1 korrik - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, siguroi sot se kriza greke nuk do ta vinte në rrezik të ardhmen e Evropës.
E ardhmja e Evropës nuk është në rrezik, theksoi kryeqeveritarja gjermane duke refuzuar të kërkonte një kompromis me çdo çmim me Greqinë që lufton për një tjetër shpëtim financiar.
Ajo përsëriti se nuk do të ketë rrugëzgjidhje të çështjes greke para referendumit të së dielës në Greqi, ndërkohë që përpjekjet kanë rifilluar mes Athinës dhe partnerëve.
Këtë referendum ne mund ta presim me qetësi, sepse Evropa është e fortë, u shpreh Merkel.