Merkel kërkon një kontroll të rreptë buxhetor nga Brukseli
Berlin, 20 gusht - Duke patur parasysh krizën e borxheve në Europë kancelarja Angela Merkel është shprehur për një politikë konsekuente kursimesh dhe për kontrollin efektiv të buxheteve kombëtare nga autoritetet e BE.
\"Ne kemi nevojë për një ligj evropian që të detyrojë shtetet të respektojnë kriteret e stabilitetit\", tha kancelarja në Hameln në kongresin e Unionit Kristian Demokrat të landit të Saksonisë së Poshtme.
I nevojshëm është angazhimi i parlamenteve kombëtare, me qëllim që ato të miratojnë buxhetetet e tyre para miratimit në Bruksel.
\"Nëse ato nuk plotësojnë kriteret e paktit të stabilitetit, duhet t\'i përmirësojnë\", tha Merkel.
Vendosjen e obligacioneve të përbashkëta evropiane, kryetarja e qeverisë gjermane e refuzoi përsëri kategorikisht. Ky do të ishte një \"kolektivizim i borxheve\", që do të çonte në të tatëpjetë.