30 Prill 2024

Merkel kërkon fond shpëtimi të përhershëm për vendet e euros

Berlin, 16 dhjetor - Një ditë para fillimit të samitit të BE-së kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë të qeverisë ka folur për një fond emergjent shpëtimi për vendet e eurozonës.

"Ky fond duhet të ngrihet për të mbrojtur stabilitetin financiar të eurozonës si një e tërë", tha Merkel në Bundestag në Berlin.

Hollësi për këtë fond do të jepen nga krerët e shteteve dhe qeverive të enjten dhe të premten në Bruksel.

"Askënd në Evropë nuk do ta lëmë vetëm, megjithatë Evropa ia ka dalë mbanë vetëm e bashkuar", tha Merkel.

Përdorimi i këtij fondi afatgjatë shpëtimi do të bëhet në kushte të rrepta, tha më tej Merkel.

"Shkaku se përse e bëjmë të gjithë këtë, është dicka tjetër. është ideja grandioze e paqes dhe lirisë të bashkimit të Evropës. Ndaj këtij obligimi ndjej detyrim personal."

Fondi afatgjatë i krizës do të zevëndësojë pas 2013 fondin aktual të përkohshëm për shpëtimin e  euros.

Më parë kancelarja kishte mbrojtur faktin e blerjes së huave shtetërore nga vendet e zonës së euros që janë në krizë si Greqia përmes Bankës Qendrore.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)