Merkel: Jo borxhe, rrezikojmë të bëhemi pengje të bankave
Berlin, 23 prill - ''Një bankë nuk mundet të marrë peng një shoqëri të tërë dhe ekonominë''.
Për këtë arsye, detyrë qendrore e politikës është ndryshimi i kursit të borxhit. E ka bërë të ditur kancelarja gjermane Angela Merkel, e intervistuar nga e përditshmja Handelsblatt.
''Si shtet dhe politikanë do të bëhemi të pavarur nga bakat, kur nuk do të kemi më borxhe'', ka thënë duke shtuar se, kriza nuk ka mbaruar ende dhe se duhen bërë ende dhe shumë hapa të tjerë.