Merkel: Investimi i nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike në Evropë
Berlin, 27 nëntor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi mbështetjen në parim planin e Komisionit Evropian që parashikon mobilizimin e më shumë se 300 miliardë eurove investime në Evropë.
Qeveria gjermane mbështet në parim planin e paraqitur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, theksoi Merkel në një fjalim para deputetëve të Bundestagut.
Investimi do të jetë i nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike në Evropë, shtoi ajo.
Juncker njoftoi sot krijimin e një fondi evropian për investime strategjike që do të mundësojë mobilizimin e 315 miliardë eurove gjatë tre viteve të ardhshme.
Plani do të mbështetet në një pjesë të buxhetit evropian dhe tek Banka Evropiane e Investimeve (BEI), krahu financiar i BE-së, por nuk do të ushqehet nga kontributi i drejtpërdrejtë i shteteve anëtare, ndonëse është lënë e hapur pjesëmarrja e shteteve.