Merkel: Greqia të përmbushë angazhimet e saj
Berlin, 14 shkurt - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë për gazetën Passauer Neue Presse ftoi Greqinë të përmbushë angazhimet e saj.
Vuri në dukje se disa nga masat për të cilat ka rënë dakord me Trojkën vazhdojnë të mbeten në letër.
Merkel i është referuar në veçanti objektivit për reduktimin e borxhit grek në 120 % të PBB-së deri në vitin 2020, duke theksuar se duhet arritur, ndërsa duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me protestat në Athinë, shprehu mirëkuptimin e saj, pasi siç tha «reformat e nevojshme sjellin shkurtime të thella për shumë grekë".
Gjithashtu, Merkel shprehu mirëkuptimin e saj edhe për ata, të cilët nuk ishin personalisht përgjegjës për krizën dhe tani protestojnë në mënyrë paqësore.