Merkel: Greqia në rrugën e duhur për kapërcimin e krizës ekonomike
Berlin, 1 prill - Greqia ka një mundësi për të kapërcyer krizën pasi BE-ja dhe kreditorët privatë kanë rënë dakord për ristrukturimin e borxhit të saj, por i mbetet ende rrugë e gjatë për të bërë, deklaroi sot kancelarja gjermane për një të përditshme çeke.
Greqia ka rrugë të gjatë për të bërë, por tashmë ajo është në rrugën e duhur, deklaroi Merkel për të përditshmen Noviny Lidove para vizitës së saj në Pragë më 3 prill.
Parlamenti grek miratoi masa të ashpra, si ulje të pagave minimale, në mënyrë që Greqia të mund të konkurojë me vendet fqinje si përshembull në fushën e turizmit, deklaroi ajo.
Bëhet fjalë për vendime politike shumë të vështira që i vlerësoj shumë. Këto vendime do të nxjerrin frytet e tyre me kalimin e kohës, shtoi Merkel.
Kancelarja gjermane nënvizoi se një dalje e mundshme e Greqisë nga zona euro do të kishte pasoja të rënda përfshirë këtu dhe efektin domino që mund të shkaktojë dyshime në vendet e tjera.