12 Janar 2025

Merkel: Europa po përpiqet të krijojë një bashkim fiskal

Berlin, 4 dhjetor - Kancelaria gjermane Angela Merkel tha se vendet europiane po përpiqen të krijojnë një bashkim fiskal në përpjekje për të luftuar krizën europiane të borxheve.

Në një fjalim drejtuar parlamentit, Merkel tha se bashkimi fiskal duhet të niset nga Eurozona duke vendosur kufizime në Traktatin e Bashkimit Europian.

\"Ne po shkojmë në Bruksel me një qëllim, dhe unë dua ta theksoj këtë, për të sjellë ndryshime në traktat dhe në atë frymë në duam të shmangim pengesat mes vendeve të Eurozonës dhe atyre jashtë Euros.\"

Ajo tha se e ardhmja e euros lidhet me bashkimin e Europës dhe Gjermania është në rrugën e duhur për të krijuar një Gjermani të fortë me një Europë të fortë.

\"Qeveria e ka bërë gjithmonë të qartë se kriza europiane e borxheve nuk mund të zgjidhet brenda natës. Nuk ka një zgjidhje të tillë. Zgjedhja e krizës së euros është një proces. Dhe ky proces do të kërkojë vite.\"

Merkel gjithashtu përsëriti se Gjermania nuk pranon eurobondet dhe bëri thirrje për pavarësinë e Bankës Qendrore Europiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)