Merkel: Euroja më e rëndësishme se Greqia
Kanë, 3 nëntor - Liderët e Francës dhe të Gjermanisë thonë se Greqia nuk do të ketë ndihmë financiare evropiane, derisa ky vend të mos vendosë për të ardhmen e vet brenda eurozonës.
Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, këto komente i kanë bërë pas takimit me kryeministrin e Greqisë, George Papandreu, vendimi i të cilit për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen për kredi, i ka zemëruar liderët evropianë.
Kancelarja Merkel tha se stabilizimi i euros është shumë më i rëndësishëm se sa shpëtimi i Greqisë.
Presidenti Sarkozi tha se referendumi duhet ta shtroj pyetjen nëse Greqia mbetet në eurozonë ose largohet nga ajo.