Merkel: Euro do të jetë gjithnjë një monedhë e fortë
Berlin, 13 tetor - Euro do të jetë gjithnjë një monedhë e fortë, siguroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa vendet anëtare të zonës euro po përpiqen të pengojnë përhapjen e krizës së borxhit.
"Euro është dhe do të jetë gjithnjë një monedhë e fortë (...) Nuk dua që BE-ja të shndërrohet në një Union të borxhit, por një Union i fortë", deklaroi ajo gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, një ditë pas refuzimit nga Sllovakia të forcimit të Fondit të Shpëtimit Financiar të zonës euro.