Merkel: Ekonomia e Greqisë ka shfaqur shenjet e rritjes pozitive
Kryeministri grek tha pas takimit me kancelaren se tani Greqia doli nga periudha e rënies ekonomike.
\"Situata ekonomike në katërmujorin e tretë në këtë vit ka treguar shenja rimëkëmbjeje. Përveç kësaj, përqindja e papunësisë po ulet gradualisht,\" tha Samaras.
Greqia duhet të vazhdojë deri në fund planin e reformave duke mbajtur një kontakt të ngushtë me Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha Merkel.