12 Janar 2025

Merkel e Sarkozy, plan për daljen nga kriza e borxheve

Paris, 5 dhjetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy do të prezantojnë sot në Paris strategjinë e tyre për tejkalimin e krizës së borxheve.

Koncepti parashikon një union të përbashkët fiskal dhe masa automatike ndëshkimi për vendet që nuk i respektojnë rregullat e stabilitetit të buxhetit.

Për këto masa Merkel dhe Sarkozy janë të një mendimi, por jo edhe për kërkesën e kancelares gjermane që të forcohet autoriteti i institucioneve evropiane, dhe që ato të kenë të drejtën e ndërhyrjes në buxhetet e vendeve me borxhe tepër të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)