Merkel: Duhet një dekadë për daljen e Evropës nga kriza
Berlin, 6 nëntor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se Evropës do ti duhet një dekadë për normalizmin e financave dhe daljen nga kriza e borxhit, në një mesazh video të përjavshëm për gjermanët.
Zgjidhja e krizës së borxhit është një rrugë që kërkon shumë përpjekje, për të cilën ne duhet të avancojmë hap pas hapi, deklaroi ajo pas samitit të G20-s që u zhvillua në Kanë dhe kushtuar kryesisht kësaj çështjeje.
Kriza e borxhit nuk do të kalojë me një goditje dhe është e sigurtë se do të duhet një dekadë, që ne t ëjemi sërish në një gjendje më të mirë, shtoi kancelarja duke nënvizuar nevojën që të gjitha vendet e zonës euro të limitojnë borxhin e tyre.
Secili në Evropë duhet të bëjë përpjekje dhe të përmbushë të gjitha detyrat e tij, nënvizoi ajo.
Samiti i G20-s, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane Merkel, bëri përpjekje për shmangien e krizës greke duke vendosur Italinë në mbikëqyrjen e FMN-së.